Pure me lulelakër dhe drithëra për fëmijë 8 muajsh

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
1 person
Kalori:
Lulelakër
Patate
Karota
Vezë
Drithëra
Vaj ulliri

Prisni në copëza të vogla perimet dhe i zieni.

Zieni vezën dhe merrni vetëm të verdhën.

Pasi perimet dhe veza janë zier, futini në mikser të verdhën e vezës dhe perimet dhe bëni një pure jo shumë të trashë pasi do t’i shtoni dhe drithërat.

Pasi keni fruluar ingredientët dhe keni arritur një pure jo fort të trashë merreni dhe hidheni në një tenxhere të vogël.

Shtoni dhe i përzieni me rrahësen manuale të vezës që mos me krijohen kokrriza.

Mos harroni pureja duhet të jetë e nxehtë në mënyrë që drithrat të shkrihen mirë.

Në fund i shtoni dhe pak vaj ulliri.

Komento