Tavë me kofsha pule, patate dhe krem djathi

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
55 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
8 kofshë pule, me lëkurë
85 g krem djathi me erëza
500 gr patate të reja të ndara në gjysmë
4 domate mesatare, të përgjysmuara
1 thelpi hudhër, e shtypur
1 lugë kafe sheqer pluhur
6 degë trumze
vaj ulliri

Ngroheni furrën në 200C. Ngrini me kujdes lëkurën e kofshëve të pulës dhe përhapni djathin e butë midis lëkurës dhe mishit. Vendoseni pulën në një tavë për pjekje, me anën e lëkurës lart dhe rrethojeni me patatet dhe domatet e përgjysmuara, me anën e prerë lart.

 Shpërndani hudhrën tek domatet dhe një spërkatje të lehtë me sheqer (kjo ndihmon për të nxjerrë në pah ëmbëlsinë e tyre natyrale). Shpërndani gjethet dhe degëzat e trumzës mbi tavë, rregulloni me krpë dhe spërkatni me vaj. Piqeni për 45 minuta derisa pula dhe patatet të jenë gatuar.

Komento