Ngrohni grilën e furrës në temperaturë të lartë. Thyejmë vezët dhe më pas ndajmë të verdhat nga të bardhat në 2 enë. Hidhni parmixhianon dhe pjesën më të madhe të borzilokut me të verdhat dhe kriposini. Rrihni të bardhat fort për rreth një minutë derisa të bëhen të lehta, më pas, duke përdorur të njëjtën rrahëse, rrihni të verdhat me parmixhianon dhe borzilokun. Në fund, rrahim përzierjen e të verdhës në të bardhën.
Ngrohni vajin në një tigan të vogël dhe hidhni përzierjen e vezëve. Lëreni të gatuhet për një minutë, më pas hidhni djathin e dhisë dhe domatet. Vendoseni tiganin nën grilë për 5 minuta derisa të fryhet, të marrë ngjyrë të artë dhe të mpikset pakëz. Shpërndani mbi gjethet e mbetura të borzilokut, më pas shërbejeni omëletën sufle direkt nga tigani me sallatë.
Në një tenxhere hedhim ujë dhe sapo të marrë valë shtojmë kripën dhe makaronat. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim 2 thelpinj hudhër dhe pak majdanoz që të aromatizohet vaji sa më mirë. Shtojmë më pas frutat...
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Komento