3 kunguj të njomë, të përgjysmuar dhe të prerë në feta
1 patëllxhan i madh, i prerë në rrathë dhe më pas i prerë në feta
400 gr pomodorini, të pergjysmuara
8 thelpinj hudhër, me lëvore
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë rigon
400 g makarona penne
140 gr pançetë e prerë në kubikë
25 gr parmixhiano i grirë, plus shtesë për t'u shërbyer
1 grusht gjethe borziloku
Ngroheni furrën në 220C. Vendosni perimet dhe hudhrat në një tavë të madhe pjekjeje, lyejini me vaj dhe rregullojini me kripë. Përhapini në një shtresë të vetme dhe piqini për 35 minuta derisa të zbuten, duke e trazuar pas 20 minutash.
Ndërkohë gatuajini makaronat duke ndjekur udhëzimet e paketimit. Rezervoni pak nga uji i gatimit dhe më pas kullojini.
Hidhni pançetën, me pak vaj, në tenxheren ku keni gatuar makaronat. Skuqeni për 2-3 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë. Hidhni makaronat e kulluara, parmixhanin, perimet e pjekura duke shtrydhur hudhrat nga lëvorja dhe disa lugë gjelle nga lëngu i gatimit të rezervuar. Grini pjesën më të madhe të gjetheve të borzilokut dhe përziejini. Shërbejeni të spërkatur me gjethet e mbetura të borzilokut dhe parmixhianon shtesë.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
Në disa fshatra të vegjël arbëreshë në Sila të Kalabrisë, ka një recetë që prej gjashtë shekujsh nuk është shkruar kurrë në italisht. Nuk ka as libra gatimi, as video në internet. Ka vetëm fjalë të pëshpëritura në arbërisht,...
Shumë prej nesh e kemi provuar atë momentin e këndshëm në fund të një vakti në një restorant kinez, kur na shërbehet një biskotë krokante që fsheh brenda një copëz letre me një “parashikim”, mesazh apo disa numra me...
Komento