1 spec djegës i kuq, farat e hequra dhe i prerë në feta
gjethe të mëdha borziloku, të grira
Ngrohni furrën në 220C. Vendosni pulën, me lëkurën lart, në një tavë të madhe me patatet. Shtypini thelpinjtë e hudhrës dhe shpërndajini mes copave të pulës. Hidhni vajin e ullirit dhe lëngun e pulës, më pas i rregulloni me kripë. Shtrydheni lëngun e limonit dhe hidhni gjysmat e zbrazëta në tepsi.
Piqni për 45-50 minuta, duke shtuar kungullin e njomë dhe specin djegës 15 minuta para se të përfundojë koha e gatimit. Hiqeni nga furra kur pula të jetë gatuar dhe të ketë marrë ngjyrë të artë dhe perimet të jenë të buta. Shtojmë gjethet e borzilokut dhe e shërbejmë.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Komento