1 lugë gjelle kaperi, plus shtesë për t'u shërbyer
1 lugë gjelle qepë e njomë, plus shtesë për t'u shërbyer
Sallatë (opsionale)
Nxehni furrën në 200 gradë. Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni patatet dhe ziejini për 8 minuta. Kullojini dhe lërini të thahen në një kullesë për disa minuta. Hidhni patatet me ½ e vajit dhe erëzat në një tavë. Futeni në furrë për 20 minuta, duke e kaluar në gjysmë të kohës së gatimit.
Ndërkohë, ngrohni vajin e mbetur në një tigan në zjarr mesatar. Shtoni preshin dhe skuqeni për 5 minuta, ose derisa të fillojë të zbutet. Shtoni hudhrat dhe skuqini për 1 min, më pas shtoni panën, kaperit dhe 75 ml ujë të nxehtë dhe lëreni të ziejë. Shtoni më pas dhe qepët e njoma.
Ndizni opsionin e grilës në furrë me temepraturë të lartë. Masën kremoze të preshit e hedhim mbi patatet, më pas vendosim filetot e salmonit sipër. Piqeni në për 7-8 minuta. Spërkateni sipër me qepë të njoma dhe kaperi shtesë dhe një sallatë anash, nëse dëshironi.
Mollët i vendosim në një tavë dhe i përziejmë me sheqerin kaf dhe kanellën. Në një tas, përziejmë miellin dhe sheqerin e bardhë. Shtojmë gjalpin dhe e punojmë me gishta derisa të formohen thërrime si rërë e trashë. Hedhim...
Shkrijmë çokollatën në banjë marie dhe e lëmë të ftohet paksa. Ndërkohë, rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen të hapura në ngjyrë dhe i shtojmë te çokollata e shkrirë. Shtojmë edhe lëngun e portokallit, nëse...
Grijmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë. I shtypim në një tavë të rrumbullakët (diametri 20-22 cm) dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta. Në një tas, rrahim kremin e djathit me sheqerin derisa të bëhet...
Komento