Caccio e pepe! Receta ikonike romane

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
25 minuta
Sugjerohet për:
Kalori:
Kripë dhe piper i zi i sapobluar
1 pako makarona bucatini
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë djathë Pecorino Romano të grirë
½ gotë djathë Parmigiano Reggiano i grirë

Në një tenxhere të madhe, zieni ujin e kriposur për të gatuar makaronat. Hidhini ato në ujë kur të ziejë dhe trazojini në mënyrë që të mos ngjiten.

Lërini në zjarr për aq kohë sa thonë udhëzimet në paketim dhe kur të jenë gati, hiqni veҫ dy gota nga uji i tyre dhe kullojini.

Në një tigan të madh hidhni vajin dhe piperin, që do ta skuqni për rreth 30 sekonda derisa të lëshojë aromën e tij.

Shtoni gjysmë gotë nga uji i makaronave, shtoni dhe makaronat  dhe trazojini mirë. Hiqeni tiganin nga zjarri dhe shtoni dy djathërat e grirë duke trazuar vazhdimisht derisa uji dhe djathi të kenë formuar një salcë kremoze.

Nëse përzierja është e thatë apo janë krijuar toptha, thjesht shtoni më shumë ujë gradualisht. Shërbejini në moment duke i spërkatur sërish me piper dhe djathë të grirë.

Komento