Me një rende, grini xhinxherin de kulloni lëngun që do të nxjerrë me një sitë. Duhen 2 lugë gjelle lëng i freskët që duhet përdorur sapo nxirret përndryshe oksidohet.
Në fund të enës ku e keni kulluar do të shihni një shtresë të bardhë në fund, trazojeni që të përhapet. Në dy tasa, hidhni nga një lugë lëng.
Në një tenxhere, bëni bashkë qumështin dhe sheqerin pluhur.
Temperatura duhet të arrijë mes 70 dhe 75 gradë, ndaj përdorni një termometër për të qenë ekzaktë.
Kur të ketë arritur këtë temperaturë, hidheni qumështin e ëmbëlsuar në tasat me lëngun e xhinxherit dhe mos e trazoni sepse enzimat do të bëjnë punën e tyre për të krijuar masën në formë pudingu.
Lëreni të qendrojë për disa minuta dhe pastaj testojeni me një lugë nëse është forcuar.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Komento