Tartë me perime, e thjeshtë dhe me super shije!

Përbërësit për brumin:
300 g miell
150 g gjalpë
Disa lugë me ujë të ftohtë
Kripë
Për mbushjen:
1 brokoli
1 lulelakër
100 g spinaq
100 g djathë kaçkavall
100 g djathë i njomë
200 ml qumësht
4 vezë
1 tufë majdanoz
Kripë, piper i zi

1.Ngrohni furrën në temperaturën 180 gradë.

2.Përziejmë përbërësit dhe formojmë brumin e tartës, e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e vendosim të pushojë për rreth 1 orë.

3.Pasi të presim perimet në copa të vogla, rrahim vezët me qumështin, kripën dhe piperin.

4.Shtojmë perimet, djathërat e grimcuar dhe majdanozin.

5.Hapim petën, e shtrojmë në një tavë rrethore, e shpojmë me pirun, hedhim mbushjen sipër dhe e pjekim për 30 minuta.

Lini një koment