Tavë me makarona, fileto pule dhe kërpudha. Për të lëpirë gishtat!
1.Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar.
2.Shtojmë në të pak kripë, 1 lugë gjelle vaj dhe makaronat. I ziejmë ato 3 minuta më pak se koha e shkruar në etiketë.
3.Ndërkohë në një tigan përgatisim beshamelin.
4.Kaurdisim së bashku 50 gr gjalpë dhe 50 gr miell, shtojmë 500 ml qumësht dhe e lëmë të ziejë duke e trazuar vazhdimisht. E largojmë dhe shtojmë kripë dhe arrëmoskat.
5.Në një tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj, qepën të grirë imët të cilën e kaurdisim derisa të bëhet transparente.
6.Shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël, i kaurdisim së bashku derisa mishi të zbardhet dhe të ketë përthithur lëngun e tij.
7.Shtojmë kërpudhat dhe i përziejmë ato sa të skuqen pak. Shtojmë kripë, piper të zi, majdanoz dhe beshamelin.
8.Vazhdojmë përzierjen për 5 minuta. Kullojmë makaronat, i shtojmë në tigan dhe i përziejmë sërish të gjithë përbërësit.
9.Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe shtojmë në të ½ e përzierjes me makarona.
10.Shpërndajmë në të 1 topth mozzarella në kubikë të vegjël. Shtojmë pjesën e mbetur të makaronave dhe përsëri shpërndajmë një topth tjetër mozzarella në kubikë.
11.Pudrosim sipër me parmigiano të grirë dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë, për 20-25 minuta.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment