Kek me kos për një mëngjes të lehtë e të shijshëm

150 gr miell hikrre
170 gr kos grek
150 gr miell 00
220 gr sheqer kane
30 gr bajame me lëkurë të qëruar të prera së gjati
5 vezë
1 lugë e vogël fryrës ëmbëlsirash
1.2 dl vaj kikirikësh
Kripë

1.Thyeni vezët në një tas të madh, shtoni sheqerin e kanës, kosin, pak kripë dhe rrihini me rrahëse elektrike në mënyrë që të përfitoni një krem homogjen.

2.Shtoni gradualisht miellin 00, miellin e hikrrës, fryrësin e ëmbëlsirave, vajin e kikirikëve ose një vaj ulliri delikat dhe vazhdoni përzierjen me rrahës.

3.Merrni një tepsi drejtkëndëshe dhe shtroni në të një letë furre të lagur dhe të shtrydhur. Shtoni në të brumin e përgatitur dhe nivelojeni me një lugë. Mbi sipërfaqe vendosni copat e bajameve.

4.Piqeni në furrë të ngrohur në 180 gradë Celsius për 45 minuta. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.

5. Transferojeni në një pjatë servirjeje. Priteni dhe shërbejeni me kos.

Lini një koment