Patate, vezë dhe lakër, kombinimi ideal për një sallatë super të shijshme

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
312
5 patate
3 vezë
1 filxhan selino e copëtuar
1/2 filxhan qepë e copëtuar
1/2 filxhan turshi lakër
1/4 lugë çaji hudhër pluhur
1/4 filxhan majonezë
Kripë, piper

Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni për të zierë patatet. I lini të ziejnë për 15 minuta.

Pasi të jenë gati, i lini pak në ujë të ftohtë dhe më pas i qëroni.

Po kështu veproni edhe me vezët. I zieni dhe më pas u hiqni lëvozhgën.

Në një tas të madh, kombinoni patatet, vezët, selinonë, qepën, kripë, hudhër, piper dhe majonezë.

I përzieni mirë, i lini për pak minuta në frigorifer dhe më pas mund t’i shijoni!

Komento