Patatet i qërojmë, i presim në feta dhe i vendosim në një tavë ku më parë kemi shtruar letër pjekjeje.
Patateve u hedhim kripë, rozmarinë dhe vaj ulliri.
Peshkun e pastrojmë mirë me ujë të rrjedhshëm, përmes një thike të mprehtë i bëjmë dy-tre prerje anash në të dyja anët.
E kriposim, nëse preferoni mund të shtoni pak rozmarinë dhe gjethe dafine në mesin e të prerave.
Prisni një limon në feta të holla dhe vendosni dy feta brenda secilit peshk.
Vendosini peshqit mbi patatet në tavë.
Spërkateni peshkun me pak vaj ulliri dhe lëng limoni, shtoni në tavë një gotë me ujë dhe futeni të piqet në furrën e parangrohur derisa të marrë ngjyrën e artë të pjekjes.
Historia e Bleri Dervishit është një nga ato rrëfime që lidhin emigracionin, suksesin dhe rikthimin në atdhe. I larguar nga Shqipëria në moshën katër vjeçare me familjen e tij drejt Italisë, ai ndërtoi atje formimin dhe karrierën si shef...
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Komento