Ndotja e ajrit po rritet në shumë vende, smogu depërton në lëkurë, ju keni nevojë për ta mbrojtur atë nga rrezet UV dhe ushqimet e përpunuara nuk e ushqejnë atë fare.
Kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme sesa kurrë të kujdesesh për fytyrën tënde dhe një metodë që funksionon është avulli ndaj saj. Kjo mund ta pastrojë, qetësojë dhe të rikuperojë dëmtimet e lëkurës. A e përmendëm që edhe është falas? (avulli realizohet kollaj edhe në kushte shtëpie).
Neps.al dëshiron të ndajë me ju disa përfitime që do të përjetoni në lëkurën e fytyrës, nëse i bëni avull rregullisht:
Avulli largon dhe pastron papastërtitë nga poret tuaja

Fytyra juaj do të pastrohet nga bakteret dhe qelizat e vdekura që shkaktojnë aknet

Fytyra juaj do të marrë më shumë oksigjen

Avulli do të zbehë pamjen e rrudhave tuaja

Lëkura do të fillojë të hidratohet normalisht

Fytyra do të absorbojë më mirë produktet e përkujdesit të përditshëm

Burimi: BrightSide
Lini një koment