Krem hurmash arabie, plot fibra, magnez, hekur dhe antioksidantë!

Krem hurmash arabie, plot fibra, magnez, hekur dhe antioksidantë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Shije e shkëlqyer, perfekte për të lyer një fetë bukë!

Ingredientët

  • 11/2 gotë plot me hurma arabie të ngjeshura.
  • 1/2 gote ujë

Udhëzimet

1

Si fillim pastroni hurmat nga farat.

2

Bashkoni në mikser hurmat dhe ujin.

3

Përziejini sa të përftohet një masë homogjene.

4

Ruajeni në një enë hermetike dhe shijojeni sa herë të doni.

Shënime

Nëse hurmat janë shumë të forta duhet t'i lini paraprakisht në një enë me ujë të nxehtë për 30 minuta.

Lini një koment