Që familja juaj ta shijojë pafund, sot gatuani këtë supë pule me selino dhe xhinxher

1 karotë
Xhinxher
2 degë selino
1 thelpi hudhër
Vaj ulliri
Fileto pule
Trumzë
Djathë bebe
Kripë, Piper
Borzilok
Miell

1.Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe shtojmë hudhrën dhe xhinxherin e ndarë në copa.
2.Pastaj hedhim fileton të cilën e kemi prerë më parë.I lemë të skuqen për 5 minuta.
3.Shtojmë kripë, piper, trumzë dhe pak borzilok të thatë.
4.Shtojmë karrotën dhe selinonë e ndarë me rende dhe I skuqim dhe për 3 minuta.
5.Shtojmë një lugë miell dhe i përziejmë mirë që mielli të mos ngjitet.
6.Shtojmë lengun e pulës dhe e lemë të ziejë për 20 minuta.
7.5 minuta para se ta heqim nga zjarri i shtojmë një djathë bebe për shije më të mirë.

Lini një koment