1.Gatuani makaronat sipas instruksioneve në paketim. 2.Ndërkohë vendosni karrotat në një tigan mesatar me 1 filxhan ujë. 3.Lërini të vlojnë në temperaturë të lartë. 4.Mbulojini, ulni temperaturën dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten, për rreth 5 minuta. 5.Ndërsa karotat ziejnë, në një enë futni miellin dhe përzijini mirë sa masa të bëhet homogjene. 6.Vendosni karrotat dhe lëngun e tyre në një blender deri sa të bëhen pure. 7.Merrni karrotat me garuzhdë dhe i hidhni në tigan ku i shtoni përzierjen e miellit dhe 1 filxhan qumësht tjetër. 8.Lërini derisa të lëshojnë flluska në temperaturë mbi mesataren, duke i trazuar vazhdimisht. 9.Menjëherë sa të lëshojnë flluska hiqini nga nxehtësia dhe i përzjeni me djathë parmixhano, djathë çedar, pluhur hudhre dhe kripë. 10.Përzjeni salcën me makaronat e gatuara dhe të thara.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment