Pasta me salmon dhe bizele, nga më të shijshmet që keni provuar
240 gr pasta
Gjalpë
Qepë të njoma të grira imët
140 gr bizele të ngrira
140 gr krem fraîche
2 fileto salmoni pa lëkurë
Koncentrat perimesh
1.Vendosim një tenxhere me ujë të ziejë dhe më pas shtojmë makaronat të zihen sipas udhëzimeve të paketimit. 2.Ndërkohë vendosim në zjarr një tigan me gjalpë dhe shtojmë qepët e e njoma të skuqen deri sa të zbuten. 3.Shtojmë bizelet e ngrira, 2 filetot e salmonit të prera në copëza, kremin fraiche dhe 50ml ujë. Thërrmojmë kubin e koncentratit të perimeve dhe e shtojmë ne tigan. 4.I lemë të gatuhen për 5 minuta dhe i hedhim tek makaronat e ziera. 5.I përziejmë mirë dhe i shërbejmë sipas dëshirës me pak qepë të njoma të grira imët dhe piper të zi.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment