Sugjerojmë:

Kërpudha të mbushura vegjetariane

Kërpudha të mbushura vegjetariane

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Kërpudhat kanë 1001 mënyra sesi mund të mbushen. Sot Nepsi ju tregon sugjerimin e radhës veçanërisht për vegjetarianët.

Ingredientët

  • 18 kërpudha me madhësi mesatare
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ qepë e kuqe e grirë imët
  • 2 thelpi hudhër të grimcuar
  • ¼ filxhan me arra të copëtuara
  • 4 degë trumzë
  • ½ filxhan me qiqra
  • ½ filxhan me djathë parmigiano të grirë
  • Pak majdanoz të freskët
  • 2 lugë gjelle uthull balsamike
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • ¼ lugë çaji me piper të zi

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë së bashku me tavën brenda.

2

Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën, hudhrat për gati 5 minuta. Shtoni trumzën, arrat, i lini 1 minutë dhe më pas i lini mënjanë.

3

Ndërkohë në një tas kombinoni qiqrat (e gatshme) djathin, majdanozin, kripën, piperin.

4

I përzieni me një mikser derisa qiqrat të shtypen mirë.

5

Merrni kërpudhat,i pastroni mirë dhe i radhisni njëra pas tjetrës në një tavë.

6

Përzieni mirë të dy masat që përgatitët pak më parë.

7

Filloni e mbushni me të kërpudhat. Në sipërfaqe i shtoni secilës pak djathë parmigiano.

8

I lini në furrë për 15 minuta dhe shijojini të ngrohta!

Lini një koment