Biskota me vanilje dhe luleshtrydhe, fëmijët do t’i adhurojnë
1.Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
2.Në një tas, përziejmë me lugë druri derisa të bëhen si masë homogjene: vezën me sheqerin, lëngun e limonit dhe vajin.
3.Shtojmë miellin dhe sodën me sitë, më pas edhe vaniljen dhe vazhdojmë t’i përziejmë.
4.Shtojmë luleshtrydhet dhe përziejmë me kujdes me brumin. Nëse brumi ngjit, shtojmë përsëri pak miell.
5.Lagim duart me pak ujë, marrim pak nga brumi dhe pasi t’i japim formë të rrumbullakët të sheshtë, i vendosim biskotat në tavën e furrës ku kemi shtruar letër furre, duke lënë pak distancë midis tyre.
6.I spërkasim sipër me pak sheqer dhe i vëmë të piqen për rreth 15 minuta.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment