Sugjerojmë:

Si të përgatisim sallatën ruse. Shpejt dhe pa shumë mundim!

1 karotë e zierë e prerë në kubik të vegjël
2 patate të ziera dhe të prera në copa të vogla
1 filxhan bizele të ziera
150 gram majonezë
100 gram fasule pllaqi të ziera
4-5 kastraveca turshi të prera në kubik
Pak ullinj dhe gogozhare të kuqe për dekor
Kripë, piper, koper

1.Perimet e ziera i bashkoni të gjitha në një tas. I rregulloni me pak kripë e piper. I përzieni mirë dhe i shtoni majonezën.
2.I përzieni sërish derisa të gjitha të krijohet një masë kompakte.
3.Sipër i shtoni koperin. Për dekor i vendosni disa ullinj në mes dhe specat gogozhare të prera në shirita të hollë. 4.Shijojeni!

Lini një koment