Speca-brusketa të mbushura me mish pule, erëza të freskëta dhe djathë
4 speca (mundësisht me ngjyra të ndryshme)
125 gram domate të thara
200 gram mish pule të copëtuar
1 tufë borzilok të freskët
1 lugë kafe hudhër pluhur
150 gram pomodorini
200 gram djathë burrata
Vaj ulliri
Kripë, piper
1.Fillimisht parangrohni furrën në 200 gradë C.
2.Lani mirë specat, i ndani përgjysmë dhe i pastroni nga farat. I radhisni njëra pas tjetrës në një tavë.
3.Merrni një enë dhe bashkoni në të mishin e pulës të gatuar paraprakisht, erëzat, vajin e ullirit dhe hudhrën. I përzieni mirë dhe mbushni me to specat.
4.I fusni në furrë për 10-12 minuta. Mund t’i mbani dhe më gjatë në varësi sesa të pjekur e doni specin tuaj.
5.Sapo të jenë gati, i shërbeni në pjatë duke i shoqëruar me pomodorini dhe djathin e shijshëm burrata.
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë pjekje rregulloni copat e pulës, copat e qepës, hudhrën, fetat e limonit, shpargujt dhe bizelet në një shtresë të vetme, më pas spërkatni mbi to rigon, spërkatini me vaj ulliri dhe shtoni...
Lini një koment