Sugjerojmë:

3 mënyra se si Aloe Vera mund të thjeshtojë jetën tuaj

Aloe Vera është e njohur kudo në botë për vetitë e saj kurative. Ajo konsiston në 99% ujë dhe pjesa tjetër është një dobi e vërtetë shëndetësore dhe jo vetëm. Zbuluesit besojnë, se Aloe Vera ishte një ndër produktet e bukurisë që përdorte me shpesh Kleopatra.

Nuk e besoni?

 Aloe vera trajton të djegurat
Aloe Vera është përdorur për një kohë të gjatë për këtë efekt. Ajo redukton inflamaconin dhe ka aftësinë të rigjenerojë lëkurën.

  • Fillimisht duhet të merrni një gjethe aloe vera dhe ta pastroni mirë
  • Me ndihmën e një thike e ndani përgjysmë dhe merrni xhelin veçmas
  • Aplikojeni në zonën e djegur dhe e lini për 15 minuta
  • Në fund e shpëlani me ujë të bollshëm

 Trajton pickimet nga insektet
Në të tilla raste Aloe Vera, i jep një efekt mpirës dhe ftohës, gjë që ju çliron nga dhimbja dhe redukton inflamacionin.

Si ta përdorni

  • Merrni xhelin nga Aloe Vera dhe aplikojeni në zonën ku ju kanë pickuar.
  • E mbani disa minuta dhe e fshini me një peshqir të pastër.

Për trajtimin e akneve

  • Xhesi i Aloe Vera ka vetinë të riparojë qelizat e lëkurës si dhe veti antibakteriale. Kjo e bën të jetë shumë efektive kur vjen puna tek trajtimi i akneve.
  • Mënyra e përdorimit është e njëjtë. Kini parasysh se fytyra duhet të jetë shumë e pastër gjatë aplikimit të xhelit./neps.al 

 

 

Lini një koment