Edhe ju po ankoheni këtë periudhë për rënien e flokëve me shumicë?
Atëherë jeni në artikullin e duhur.
Neps ju tregon më poshtë dy alternativa vërtet të mira kundrejt këtij fenomeni. Përbërësit gjenden kollaj dhe kanë një kosto të ulët.
Alternativa numër 1
- Merrni dy bustina të çajit jeshil dhe i lini për disa minuta në një enë me ujë të nxehtë.
- I hiqni mënjanë dhe e lini lëngun të ftohet.
- Aplikojeni lëngun tek skalpi i kokës dhe masazhojeni butësisht.
- E lini përreth 1 orë dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
Pse funksionon?
Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë i cili ndihmon në rritjen e flokëve dhe i forcon ato, duke parandaluar kështu rënien.

Alternativa numër 2
- Në një tas bashkoni dy lugë gjelle kos dhe 2 lugë gjelle mjaltë.
- Aplikojeni këtë maskë në skalpin dhe flokët tuaj.
- E lini të veprojë përreth 1 orë dhe më pas i lani flokët si zakonisht me shampo./neps.al
Lini një koment