Sugjerojmë:

Ҫfarë të bësh në Tiranë nëse je single për Shën Valentin

Gjëja e parë që të vjen ndërmend kur mendon për Shën Valentinin sigurisjt janë ҫiftet e dashuruar apo jo? Darka romantike, trëndafila të kuq, ҫokollata, zemra etj, etj…

Por a do të thotë kjo se beqarët/et duhet të diskriminohen dhe të mos e shijojnë ditën më romantike të vitit? Sigurisht që jo kështu që boll na pe me atë shprehinë sarkastike në fytyrë! Jemi këtu për t’ju dhënë 6 mënyra se si mund të festoni Shën Valentinin edhe duke qenë single.

1. Bëji qejfin vetes dhe porositur një vakt të plotë me ushqimin tënd të preferuar tek ai restoranti i ri në Snapfood sepse do të të vijë një surprizë e këndshme (vetëm nëse je vajzë, ndjesë ҫuna!).

2. Dërgoji shoqes/shokut një porosi dhuratë anonime me një mesazh pikant të bashkangjitur dhe le të fillojë gallata. Do keni material për gjithë javën.

3. Rezervo një tavolinë në restorantin tënd të preferuar në Snapfood dhe mblidh të gjithë shokët/shoqet single për një mbrëmje të paharrueshme argëtimi. Ah po, do të përfitoni dhe nga ulja prej 30%.

4. Pranoje atë kërkesën e miqësisë që ke lënë të marinohet në Snapfood se helbete, ndoshta ka muhabetin e ëmbël dhe pse jo, mbase Shën Valentini i ardhshëm të gjen ҫift.

5. Zgjidh filmin më të sheqerosur dhe romantik në Netflix, mblidh shoqërinë dhe bëni një party me pizhama dhe ushqim.

6. Mund të jetë dita më me fat për të njohur dikë të ri ndaj nëse një Snapfoodie tjetër është pranë teje dhe aplikacioni të njofton, bëj hapin e parë dhe dërgoji një përshëndetje. Kush e di ҫ’ka rezervuar fati?!

Lini një koment