Sugjerojmë:

Vezë të pjekura me spinaq dhe domate

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
100 g spinaq
400 gr domate të grira të konservuara
1 lugë fara speci djegës
4 vezë

  Ngroheni furrën në 200C. Vendoseni spinaqin në një kullesë, më pas hidhni mbi një kanë me ujë të vluar që gjethet të zbuten. Shtrydhni ujin e tepërt dhe ndajeni mes 4 enëve të vogla të përshtatshme për furrë.

Përziejini domatet me specat djegës dhe pak erëza, më pas shtojini në pjatat me spinaqin. Bëni një gropë të vogël në qendër të secilit dhe çani një vezë.

Piqini për 12-15 minuta ose më shumë në varësi të mënyrës se si ju pëlqejnë vezët tuaja. Shërbejeni me bukë të thekur, nëse dëshironi.

Komento