Vezë e pjekur në furrë me patate të ëmbël për një super mëngjes
1/2 patate e ëmbël, e prerë në kube
1 lugë vaj ulliri
1/2 lugë çaji spec i tymosur
1/4 lugë çaji trumzë të thatë
Kripë dhe piper
2 vezë
2 lugë djathë mocarela të copëtuar
1 lugë gjelle qepë e njomë si garniturë (opsionale)
1.Ngrohni furrën në 180 gradë C.
2.Vendosni në një copë letre pergamene pataten e ëmbël në kubikë dhe marinojeni me vajin e ullirit, specin e tymosur dhe trumzën e thatë. Shtoni gjithashtu kripë dhe piper.
3.Bëni dy puse të vegjël në shtratin e patateve të ëmbla dhe hidhni vezët në secilën pus.
4.Sipër vezëve hidhni pak mocarela.
5.Mbyllni letrën e pergamenës duke e palosur dhe piqeni në furrën tuaj të ngrohur për 15-20 minuta.
6.Shpalosni me kujdes letrën dhe dekorojeni me qepët e njoma sipas dëshirës.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment