Vetëm tri përbërës për të shijuar pitet më të mira me gjizë

Pite të mbushura

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 200 gr kos
  • ½ kg miell
  • 1/2 lugë kafe me sodë buke

Udhëzimet

1

Në një enë shtoni miellin dhe krijoni një hapësirë në mes. Shtoni kosin, sdoë dhe kripë. E përzieni mirë derisa brumi të bëhet homogjen.

2

Pasi të jetë gati mbulojeni brumin dhe e lini mënjanë të pushojë për disa minuta.

3

E ndani në toptha të vegjël, i hapni dhe i mbushni me nga një lugë gjelle gjizë.

4

Skuqini pitet në një tigan me vaj, me kujdes nga të dyja anët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment