Sugjerojmë:

Vëmendje! Këto vitamina janë sekreti i një fytyre pa rrudha dhe plot shkëlqim

Vitaminat janë një pjesë esenciale e dietës së shëndetshme. Dhe jo vetëm në kuzhinë! Aplikimi i tyre direkt në lëkurë bën mrekulli.

Këtu gjeni një listë të 5 vitaminave “must” në rutinën tuaj të bukurisë, duke zgjedhur disa produkte për secilën.

Vitamina A: Për rrudhat

Do të ndihmojë që të reduktoni shenjat e para të plakjes, zbardh shenjat e vogla kafe, që shfaqen në fytyrë dhe në duar, si dhe përmirëson cilësinë e përgjithshme të lëkurës. Kategoria më e zakonshme e produkteve që mund të gjeni janë kremrat e natës.

Vitamina B3: Për skuqjen

Stimulon prodhimin e “ceramides” dhe acideve të yndyrshme, që janë elementet bazë të mbrojtjes së epidermës. Shikoni për serume dhe losione.

Vitamina C: Për puçrrat

Nëse kremi juaj i përditshëm e përfshinë këtë, atëherë është i duhuri. Vitamina C eliminon rrënjët përgjegjëse për inflamacionin e lëkurës, armiku numër 1 i femrave. Gjithashtu është një aleat edhe për zbutjen e njollave të mundshme të lëkurës.

Vitamina E: Për lëkurë të thatë

Ndihmon lëkurën të ruajë përbërësit, që e mbajnë të hidratuar për më gjatë. E ndihmon nga ekspozimi i rrezeve UV, kështu që mund ta gjeni edhe në kremrat me mbrojtje kundër diellit.

Vitamina K: Për rrathët e errët

Një përbërës esencial për ato që kanë një zonë shumë të errët poshtë syve. E kombinuar me “retinoid” (prodhohet nga vitamina A), funksionon duke ndriçuar dhe përmirësuar paraqitjen e lëkurës në këtë zonë delikate.

Lini një koment