Sugjerojmë:

Ushqimin tradicional të shtëpisë, e gjen N’cep!

Nëse ka diçka që të mungon kur je në shkollë, në punë, apo kur thjesht nuk të vjen doresh, është ushqimi i shtëpisë. Ai vakti i ngrohtë i gatuar me pastërti e dashuri, me shijen me të cilën je mësuar që fëmijë.

Por edhe nëse je larg shtëpisë, të njëjtin ushqim mund ta shijosh kudo ku je sepse një restorant i vogël në kryeqytet së bashku me Snapfood, po kujdeset ekzaktësisht për këtë. “N’cep Food & Catering”, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale është shndërruar në një tryezë të përbashkët për të gjithë ata që dashurojnë gatimet tradicionale të shtëpive shqiptare.

“Të gjitha produktet tona janë bio dhe ne i marrim ato drejtpërdrejt nga fshatarët. Gjithashtu edhe bulmetin e sigurojmë nga një baxho e besuar.”-tregon Mateo, sipërmarrësi që qëndron pas restorantit me pjatat ekselente që kanë tërhequr jo pak personazhe të famshëm si nga bota e politikës dhe e medias.

Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe kur pjatat gatuhen nga duart e arta të Almës, shefes së kuzhinës e cila ka mbi 10 vite eksperiencë në fushën e gastronomisë, çka i ka mundësuar të perfeksionojë disa nga pjatat më të dashura për shqiptarët.

Menuja e “N’cep” sigurisht është e pasur dhe e larmishme, por nëse dëshironi të provoni vërtet diçka speciale, mos lini pa provuar fërgesën me speca, tavën e dheut, patëllxhanet e mbushur dhe qoftet dhe kosin e shtëpisë të përgatitur vetë.

Lini një koment