Nëse ka diçka që të mungon kur je në shkollë, në punë, apo kur thjesht nuk të vjen doresh, është ushqimi i shtëpisë. Ai vakti i ngrohtë i gatuar me pastërti e dashuri, me shijen me të cilën je mësuar që fëmijë.
Por edhe nëse je larg shtëpisë, të njëjtin ushqim mund ta shijosh kudo ku je sepse një restorant i vogël në kryeqytet së bashku me Snapfood, po kujdeset ekzaktësisht për këtë. “N’cep Food & Catering”, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale është shndërruar në një tryezë të përbashkët për të gjithë ata që dashurojnë gatimet tradicionale të shtëpive shqiptare.
“Të gjitha produktet tona janë bio dhe ne i marrim ato drejtpërdrejt nga fshatarët. Gjithashtu edhe bulmetin e sigurojmë nga një baxho e besuar.”-tregon Mateo, sipërmarrësi që qëndron pas restorantit me pjatat ekselente që kanë tërhequr jo pak personazhe të famshëm si nga bota e politikës dhe e medias.
Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe kur pjatat gatuhen nga duart e arta të Almës, shefes së kuzhinës e cila ka mbi 10 vite eksperiencë në fushën e gastronomisë, çka i ka mundësuar të perfeksionojë disa nga pjatat më të dashura për shqiptarët.
Menuja e “N’cep” sigurisht është e pasur dhe e larmishme, por nëse dëshironi të provoni vërtet diçka speciale, mos lini pa provuar fërgesën me speca, tavën e dheut, patëllxhanet e mbushur dhe qoftet dhe kosin e shtëpisë të përgatitur vetë.
Çdo vit gjatë Ramazanit, shumë gra shtatzëna përballen me të njëjtën pyetje: a duhet të agjëroj gjatë shtatzënisë apo është më mirë të mos e bëj? Përgjigjja nuk është e njëjtë për të gjitha gratë, sepse varet nga gjendja...
Një studim i publikuar në janar 2026 nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës, në kuadër të iniciativës Healthy Florida First, ka zbuluar nivele të larta arseniku në disa prej çokollatave dhe karameleve më të njohura në treg. Nga 48...
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Lini një koment