Nga https://www.neps.al
">admin22 Maj, 2020 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 2 minuta
Ushqimi që hani mund të ndikojë në funksionimin e veshkave!
Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin e hormoneve dhe ruajtjen e ekuilibrave të elektroliteve dhe lëngjeve në trup.
Veshkat kanë përgjegjësi të madhe, por edhe janë të brishta, sidomos ndaj stilit të jetesës dhe veçanërisht ushqyerjes së keqe.
Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë.
Veshkat dhe ushqimet e rënda
Ushqimet e yndyrshme, ato të përpunuara dhe veçanërisht të skuqurat janë problematike jo vetëm për tretjen dhe urthin por edhe për veshkat.
Nëse keni dhimbje të veshkave pasi keni ngrënë një vakt të rëndë, atëherë problemi, sipas ekspertëve, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me funksionin veshkave.
Një vakt i rëndë dhe i yndyrshëm mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe të shkaktojë të përziera, fryrje, parehati dhe dhimbje që shtrihet nga brinjët e deri poshtë në zonën e zorrëve.
Veshkat ndodhen pikërisht në këtë zonë të ndjeshme ndaj dhimbjes dhe shumë pranë problemit.
Dhimbja që mund të përjetoni në veshka pas një vakti të rëndë, mund të jetë pra duke sinjalizuar një tretje problematike, por edhe nevojën për të kufizuar ushqimet e yndyrshme.
Sidoqoftë, kur vjen puna tek shëndeti nuk ka një rregull absolut.
Nëse ju hani rregullisht ushqime të rënda, të yndyrshme dhe me proteinë, siç mund të jetë bifteku, gjasat që të dëmtoni veshkat në të ardhmen janë të mëdha.
Ky dëm shkaktohet nga proteina për shpërbërjen e të cilës janë përgjegjëse veshkat. Me kalimin e kohës, ushqime të tilla mund të ndikojnë ndjeshëm në funksionin e veshkave.
Nëse ju tashmë vuani prej problemeve të saj, atëherë ngrënia e ushqimeve të yndyrshme dhe me proteina duhet të jetë sa më e kufizuar.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment