Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës suaj sot!

Sot është festa e “Sulltan Nevruzit” dhe kreu i Kryegjyshatës Botërorë të Bektashinjve në një prononcim për emisionin “Ftesë në Pesë” ka treguar për ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës në këtë ditë.

Ai tregoi se në varësi të mundësive ekonomike çdo familje mund të gatuajmë mish gjeli, qingji apo dashi. Madje edhe byreku me 12 lakra është një ndër simbolet e kësaj feste.

Ndoshta shumë prej jush do të suprizohen, por ëmbëlsira traditë mbetet sultiashi me qumësht si një tregues i vazhdimësisë së jetës.

Image result for sultiash

Receta e përgatitjes së sultiashit:

  • 1 litër qumësht
  • 200 gram oriz
  • 100 gram sheqer
  • pak vanilje pluhur
  • ½ lëkurë limoni

Përgatitja:

  • Në një tenxhere shtoni qumështin, vaniljen, sheqerin dhe lëkurën e limonit.
  • Shtoni orizin dhe e lini të ziejë për disa minuta. Trazojeni vazhdimisht në temperaturë të ulët që të mos ngjisë.
  • Pas gati një ore e hiqni nga zjarri dhe e shpërndani në tasa të vegjël.
  • Sipër mund t’i shtoni pak kanellë pluhur apo pak çokollatë.

Ju bëftë mirë. Ndajeni ëmbëlsirën me miqtë apo familjarët tuaj!/neps.al 

 

Lini një koment