Sugjerojmë:

Turshitë më të shijshme janë ato me patëllxhanë. Ja receta për përgatitjen e tyre

Turshitë më të shijshme janë ato me patëllxhanë. Ja receta për përgatitjen e tyre

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kush bie dakord për këtë? Nëse ende s'je i sigurt, hidhi një sy recetës, fillo nga puna për përgatitjet dhe kur t'i shijosh, do më kujtosh!

Ingredientët

  • 3-4 kg patëllxhanë
  • 1 kg speca (të përzierë, të kuq e të verdhë)
  • 2-3 litra uthull e bardhë
  • 3-4 thelpi hudhra
  • 5 gjethe dafine
  • kripë
  • 8 kokrra piper të zi
  • pak rigon
  • vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë e zezë

Udhëzimet

1

Lani mirë patëllxhanët. I hiqni kokën dhe bishtin.

2

I ndani përgjysmë, jo krejtësisht dhe i hiqni tulin e brendshëm.

3

Ndërkohë në një tenxhere zieni uthullën me kripën e zezë dhe piperin. Sapo të marrë valë shtoni patëllxhanët.

4

I lini 5 minuta dhe në fund i shtoni edhe tulin e patëllxhanëve të prerë kubik.

5

I hiqni nga zjarri pas 3-4 minutash.

6

Në po të njëjtën tenxhere përvëloni edhe specat për 5-7 minuta.

7

Pas kësaj i kulloni dhe i prisni në copa të vogla. I bashkoni në një enë me tulin e patëllxhanëve, i shtoni pak piper, rigon, hudhrat, pak kripë të trashë i përzieni.

8

Me këtë masë do të mbushni patëllxhanët që do t’i radhisni njëra pas tjetrës në një kavanoz qelqi. Vendosni edhe gjethet e dafinës.

9

Ngjesheni mirë në mënyrë që kavanozi të mbushet plot.

10

Në përfundim i shtoni: 1 lugë kafe kripë e zezë, ½ gotë uthull e pastër dhe ½ gotë me vaj ulliri. Mbylleni mirë enën me kapak dhe ruajeni në një vend të errët e të ftohtë.

11

Pas 2 javësh turshitë me patëllxhanë janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment