Truku që do t’i mbajë bananet e freskëta deri në 5 ditë!
Ndonjëherë kur shkoni në dyqan ju gëzoheni shumë dhe blini pak më tepër seç duhet fruta apo perime. Dhe kur ktheheni në shtëpi, ndodh që t’i hidhni pas disa ditësh, sepse nuk janë konsumuar dhe si rrjedhojë janë prishur.
Është shumë e rëndësishme të dini se cilat janë kushte klimaterike të përshtatshme për ruajtjen e perimeve apo frutave të caktuara. Sa më i ftohtë të jetë ambienti aq më i rrezikshëm është për disa perime.
Sot do të ndalemi tek bananet.
Bananet prodhojnë gaz etilen gjatë periudhës së maturimit të tyre. Duke i mbuluar ato me qese plastike ose alumini, ju mund ta pengoni që të përhapet në pjesë të tjera të frutit. Kjo madje parandalon edhe zbutjen e tyre të parakohshme. Sipas dëshirës mund t’i ruani ose jo në frigorifer.
Ky truk do t’i mbajë bananet të freskëta për 4-5 ditë./neps.al
Arra e kokosit ka fituar një reputacion të madh për përfitimet e shumta shëndetësore dhe përdorimin e gjerë në dietë dhe mirëqenie. E pasur me yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale dhe antioksidantë, arra e kokosit është shumë më tepër...
Gjumi është një nga elementët më të rëndësishëm për mirëqenien tonë të përgjithshme. Ndërsa jetojmë në një botë të zënë dhe të mbushur me stres, gjumi shpesh është një nga gjërat e para që neglizhojmë. Megjithatë, mungesa e gjumit...
Avokado është një nga frutat më të pasura me vlera ushqyese dhe është bërë një zgjedhje popullore në shumë dieta moderne. Me teksturën e tij të butë dhe shijen delikate, avokado nuk është vetëm i shijshëm, por edhe një...
Lini një koment