Traditë dhe shije? Vetëm tek receta e Shqetos së Përmetit

Shqeto Përmeti

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo recetë dhe fotoja është marrë nga sunnykitchen_ Shijojeni këtë pjatë tradicionale dhe të famshme të qytetit të Përmetit!

Ingredientët

  • 800 gram mish qengji ose keci
  • 80 gram gjalpë
  • 3 lugë gjelle me miell
  • 1 gotë qumësht
  • 1 tufë majdanoz të grirë imët
  • 2 të verdha veze
  • 1 kokër limon
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere vendosni mishin e mbuloni me ujë dhe lëreni të ziejë.

2

Pasi të jetë zier, në një enë tjetër shkrini gjalpin në zjarr të ëmbël, shtoni miellin duke e përzier me një rrahës teli që të mos krijohen kokrriza.

3

Hidhni qumështin pa e ndaluar përzierjen, pastaj shtoni lëngun e mishit ( të cilin e keni kulluar ) dhe lëreni në zjarr të avashtë .

4

Do shikoni që supa do bëhet kremoze. Hidhini kripë e piper sipas dëshirës dhe sapo të marrë valë, hiqeni nga zjarri.

5

Në një tas rrihni me një pirun të verdhat e vezës dhe lëngun e limonit.

6

Shtoni pak nga lëngu i mishit, duke e trazuar vazhdimisht, pastaj hidheni tek supa dhe lëreni sa të marrë një valë. Në fund shtoni edhe majdanozin e grirë imët dhe e shërbeni ! Ju bëftë mirë!

Lini një koment