Tost i shijshëm me domate e pesto

Tost i shijshëm me domate

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 2 domate të mëdha
  • 2-4 feta bukë
  • 100 gram pomodorini
  • 2 lugë gjelle pesto (mundësisht e bërë vetë)
  • kripë, piper
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Si fillim merrni fetat e bukës përsëgjati dhe i lyeni me pesto. Për recetën e pestos së bërë vetë, kërkoni në Neps.al

2

Prisni domatet në feta dhe i vendosni sipër. Shtoni gjithashtu edhe pomodorinit e përgjysmuara.

3

I vendosni në toster për 2-3 minuta.

4

Pasi t'i nxirrni i shtoni sipër kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Ju bëftë mirë!

Lini një koment