Sugjerojmë:

Tortë me buding, biskota të thërrmuara e fistikë

60 gr fistikë
300 gr biskota me çokollatë
120 gr puding pluhur (preferohet me shije fistikësh)
6 lugë sheqer
50 gr bajame krokante të ëmbla
1 l qumësht i plotë
  1. Vendosni në frigorifer një formë tortash me diametër 16 cm. Grini fistikët dhe përgatisni pudingun, duke përzier përbërjen pluhur me 1 l qumësht sipas udhëzimeve në paketim, më pas lëreni të vaket.
  2. Hiqeni formën nga frigoriferi dhe shtroni biskotat me çokollatë, pastaj një shtresë fistikësh dhe më pas pak buding, vazhdoni nga e para me shtresat, përfundoni me budingun dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë.
  3. Hiqeni nga frigoriferi dhe me ndihmën e një spatule hiqeni nga forma dhe vendoseni në një pjatancë servirjeje, duke spërkatur sipërfaqen me bajame krokante të karamelizuara ose fistikë krokantë të cilët mund t’i karamelizoni vetë.

Lini një koment