Sugjerojmë:

Toptha çokollate me bajame dhe hurma arabie

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
60/ top
2 gota hurma arabie
1/2 filxhan bajame të papërpunuara
2 lugë vaj kokosi të shkrirë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
1/4 lugë çaji kripë
1/4 filxhan pluhur kakao

1.Vendosni të gjithë përbërësit në një procesor ushqimi dhe përpunojeni për 2-3 minuta, ose derisa të formohet një top brumë ngjitës.

2.Ndajeni brumin në toptha të vegjël dhe pudroseni me kakao në të gjitha anët.

3.Ruajini në një enë hermetike në frigorifer ose shërbejeni direkt.

Komento