Thirrje adhuruesve të pastave! Shijet më të mira italiane i gjeni në këtë vend në Tiranë

“Pasta e Basta” apo “Punto e Pasta”? E gjitha kishte nisur si një lojë mes shokësh, derisa emri i restorantit, hapur prej mëse një viti në kryeqytet, do të mbetej përfundimisht alternativa e dytë.

E pozicionuar në një ndër zonat më të frekuentuara të Tiranës, asaj të ish-bllokut, “Punto e Pasta”, është një ambient kaq i ngrohtë, saqë është e pamundur të ikësh pa mbresa nga ai vend. Goja më shkoi lëng sapo pashë atë menunë që qendronte stoike në vend, kur lexova: “Pasta me rikota dhe spinaq”.

Shijet mesdhetare përgjithësisht janë më të preferuarat nga ne, prandaj jo më kot restorantet Italiane janë mëse të mirëpritura nga konsumatorët shqiptarë. Një vend i vogël, por çdo cep është shfrytëzuar siç duhej. Brenda arredimit ka shumë dashuri, e kjo binte dukshëm në sy. Gjatë bisedës me menaxherin (një djalë shkodran e tepër pozitiv), mësova se e gjitha ishte menduar nga një shoqja e tij që kishte studiuar për arkitekturë. Ai e pranoi se shqiptarët janë pak tekanjozë në ushqim, edhe akoma më shumë ndonjëherë kur bëhet fjalë për arredimin e vendit.

Sipas tij, në Francë, gjithkush mund të marrë tek tavolina ngjitur kripën, piperin edhe t’ia kthesh prapë, pa asnjë pikë problemi. Ndërsa këtu, klientët duan minimumi një metër hapësirë nga tavolina në tavolinë, edhe pse në thelb të gjithë kanë kuriozitet për të dëgjuar muhabetet e të tjerëve.

Edhe pse konkurenca është e lartë “Punto e Pasta” vazhdon punën e qetë, pa u tunduar të bëjë hile. Çdo gjë është e freskët dhe gatuhet në çast.

“Këtu gatuajmë pak dhe me cilësi, sepse jemi vend i vogël dhe nuk kemi hapësirë për të magazinuar gjërat”.

Peshku dhe mishi që do të shijoni në këtë restorant janë vendas, ndërsa për çdo gjë tjetër, garancia është italiane. Jo më kot “Punto e Pasta” është zgjedhja juaj, kur eksploroni në aplikacionin Snapfood, pasi aty njiheni me pjatat e shijshme që ofron ky restorant dhe çmimet mëse ekonomike.

Falë Snapfood, motorristi është një element i mirë për restorantin, duke mos kufizuar askënd që do të shijojë një pjatë pasta të freskëta, me lloj-lloj përbërësish, në rehatinë e shtëpisë.

Më besoni, nuk është nevoja të shkoni deri në Itali, nëse jeni një adhurues i ushqimit tipik italian. Shkarkoni falas Snapfood, zgjidhni “Punto e Pasta” dhe fusni në shportë pjatën tuaj të preferuar.

Nëse po mendohesh sesi t’ja bësh që dita jote të shkojë perfekt, atëherë zgjidh pasta!

Më falenderoni më vonë!/neps.al 

Lini një koment