E dimë sa shumë shijon ushqimi dhe sa e vështirë është të veçosh pjatën tënde të preferuar. Megjithatë, moderatorja Fjoralba Ponari nuk na e prishi qejfin kur i kërkuam të zgjidhte për ne pjatën që preferon më shumë.
Ndaj, pjata e radhës që do t’ju servirim sot në rubrikën #PjataVIP është Gnocchi alla sorrentina!
Me siguri ju shkoi goja lënga sapo e lexuat. Ehh, edhe ne! Edhe Fjoralbës që e ka të preferuar! Ndaj pa humbur kohë, ju tregojmë hapat që ta bëni vetë në shtëpi. Mos harroni të falënderoni Fjoralba Ponarin në përfundim!
HAPI 1:
Ngrohim një tenxhere me shumë ujë të kripur. Kur të vlojë shtojmë gnocchi-t dhe i trazojmë pak që të mos ngjiten në fund. E vëmë ujin të vlojë dhe e kullojmë shpejt, butësisht, kur gnocchi-t të dalin në sipërfaqe.
Gjithashtu ngrohim furrën në 200ºC.
HAPI 2:
Presim qepën dhe thelpinjtë e hudhrës. Ngrohim pak vaj ulliri në një tavë dhe kaurdisim qiqrat me pak kripë, për disa minuta. Shtojmë hudhrën dhe qepën, shtojmë domatet e prera dhe i përziejmë mirë. Shtojmë një majë piper të zi, kripë dhe borzilok sipas shijes.
E lëmë përbërjen për rreth 10 minuta në zjarr të ulët.
HAPI 3:
Shtojmë gnocchi-t, përziejmë dhe shtojmë gjysmën e mozzarella-s së prerë nëkubikë të vegjël. Përziejmë mirë.
HAPI 4:
E transferojmë përbërjen në një enë pjekjeje të përshtatshme duke i shpërndarë të gjithë përbërësit në mënyrë të barabartë dhe e mbulojmë me një shtresë parmigiano të grirë. Pjesën tjetër të mozzarella-s e grijmë dhe e shpërndajmë sipër.
Shtojmë pak piper dhe e pjekim për 5-10 minuta.
Ju bëftë mirë! Mos harroni të na dërgoni foto nëse e gatuani vetë në shtëpi!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento