Të brendshmet kanë disa kleçka. Blerina Bombaj na thotë 4 prej tyre
Të brendshmet sipas dietologes së njohur Blerina Bombaj kanë disa kleçka që Neps.al i rendit më poshtë për ju:
E para duhet të jetë mish nga kafshë të sigurta, të shëndetshme, të kullotura në jeshillëk dhe të patrajtuara me antibiotik.
Duhet të gatuhen mirë.
Duhet të konsumohen radhë.
Duhet të konsumohen edhe më radhë nga fëmijët. Jo më shpesh se 1 herë në muaj kurse nga gratë shtatzëna aspak.
Përndryshe ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A, D, E, hekurit,zinkut, magnezit dhe seleniumit. Ato janë të pasura gjithashtu me vitamina B, folate dhe aminoacide thelbësore.
Përse duhet të konsumohen radhë, ka qenë pyetja më e shpeshtë që komentuesit i kanë bërë Blerinës.
Ja përgjigjia e saj:
‘Sepse kanë shumë vitaminë A dhe mund të bëhet toksike për mëlçinë’.
Një ide e mirë sesi mund t’i shijoni të brendshmet është t’i skuqni ato me qepë, hudhra, karota, dafinë, mendërz dhe pak verë të kuqe. Kjo recetë është shumë e përshtatshme edhe për fëmijët tuaj dhe mos kini merak për verën, pasi gjatë gatimit asaj i avullon gjithë alkooli./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment