Tavë me makarona, spinaq dhe djathë. Recetë për t’u patur zili!
Tavë me makarona, spinaq dhe djathë. Recetë për t'u patur zili!
Tavë me makarona, spinaq dhe djathë. Një ide mjaft e mirë për të gatuar këtë drekë!
Ingredientët
400 gr makarona
1 kg spinaq
200 gr pana
2 lugë gjelle vaj ulliri
150 gr gorgonzola
250 gr rikota ( ose gjizë pa kripë)
80 gr parmixhano
Kripë, piper
arrë moskat
Trumzë
Udhëzimet
1
Vendosim makaronat të ziejnë për 9 minuta. Ndërkohë kalojmë spinaqin në tigan deri sa të ulë nivelin e tij për 2-3 minuta.
2
Në një tigan tjetër vendosim gorgonzolën, rikotën, panën, parmixhanon dhe i lëmë deri sa të na formohet një masë kremoze.
3
Pasi spinaqi të jetë ftohur, i vendosim në një enë të thellë, i hedhim kripë, piper, arrë moskat, 1 gotë nga lëngu i makaronave, e kalojmë në blender dhe e kthejmë në pure. Pasi makaronat të ziejnë, i kullojmë dhe i shtojmë në tiganin ku kemi salcën e bardhë me djathë dhe i trazojmë mirë .
4
Në një tepsi shtrojmë një shtresë me makarona me salcë të bardhë.
5
Mbi makarona shtrojmë një shtresë me krem spianqi e parmixhano. Përsëri mbi purenë e spinaqit shtrojmë parmixhano, përsëri makarona dhe vazhdojmë kështu deri sa të na përfundojë pureja dhe makaronat.
6
Shtresa e fundit duhet të jetë me makarona, i shtojmë parmixhano dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 30 minuta. Shijojeni!
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
Lini një koment