Tartë me qumësht dhe qepë të njoma për një super shije
250 g miell
150 g gjalpë i butë
1 vezë
1 lugë qumësht
1/2 lugë e vogël kripë
Për mbushjen:
5-6 qepë të njoma me bishta
3 vezë
250 ml pana
Djathë i bardhë i thërrmuar
Majdanoz
Piper
Kripë
Përgatitja në rastin kur e përgatisim vetë brumin briseé:
Në një tas, përziejmë me dorë për 1 minutë miellin, kripën dhe gjalpin të prerë në kubikë, derisa të bëhen si thërrime.
Shtojmë më pas vezën dhe qumështin.
Pastaj e punojmë brumin në tavolinë derisa të bëhet homogjen dhe nëse është nevoja, shtojmë edhe 1 lugë tjetër qumësht.
E mbështjellim me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë për një orë në frigorifer.
Pas kësaj , e punojmë brumin pak me dorë që të zbutet dhe më pas e hapim petën me pak miell dhe e sistemojmë me dorë në tavë, me letër furre ose të lyer me gjalpë e miell.
E lëmë dhe një orë tjetër të pushojë në frigorifer ose 30 minuta në ngrirje. Mos e anashkaloni këtë proces, sepse gjatë pjekjes brumi do ta humbasë formën.8
Më pas fillojmë përgatisim mbushjen e petës.
Ndezim paraprakisht furrën në temperature 160° C.10
Vëmë petën briseé në tavën me letër furre, e shpojmë bazën me pirun dhe e lëmë mënjanë.
Qepët e qëruara i ndajmë në dy ose katër pjesë në bazë të trashësisë së tyre dhe i shpërndajmë në tavë bashkë me djathin.
Vezët i rrahim me pirun në një tas bashkë me panën, kripë, piper dhe më pas e hedhim në tavë mbi qepët e djathin.
Shpërndajmë majdanozin sipër dhe e vëmë tavën të piqet për 30 minuta afërsisht ose derisa të shohim që kremi me pana të jetë mpiksur dhe brumi të ketë marrë ngjyrë lartë dhe poshtë.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment