Sugjerojmë:

Tacos me avokado të pjekura në furrë

1/4 filxhan miell
2 të bardha vezësh
1 pako thërrime buke
2 lugë çaji vaj ulliri
4 lugë çaji majonezë
2 avokado
8 tortila me miell
1/2 lakër e kuqe (rreth 1 kg), e prerë hollë
Kripë, Piper
2 qepë jeshile
Majdanoz
1 lime
1 spec
Salcë kosi, për servirje

1.Ngroheni furrën në 220 gradë dhe shtroni një fletë pjekje.

2.Në një tas të vogël, hidhni së bashku miellin dhe ¼ lugë çaji kripë dhe piper.

3.Në një tas tjetër hidhni të bardhat e vezëve.

4.Në një tas të tretë të vogël, kombinoni thërrimet e bukës me vaj.

5.Prisni avocadot në gjysmë, hiqni farat dhe qërojini. Pritini secilën gjysmë në feta të trasha.

6.Më pas merrni fetat e avokados dhe zhytini në miell pastaj kalojini në tasin me vezë.

7.Pasi ti keni kaluar tek vezët hidhini mbi thërrimet e bukës duke i shtypur që të ngjiten mbi avokado.

8.Transferojini avokadot në fletën e përgatitur për pjekje dhe piqni deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë, 20 deri në 25 minuta.

9.Ndërkohë, në një tas hidhni limen me lënngun e vet, shtoni majonezë, kripë dhe piper.

10.Sipër shtoni lakrën, qepët jeshile, specin dhe përzijini mirë.

11.Në fund shtoni majdanozin dhe mbushni tortilat me avokado dhe salcën e përgatitur. Mund t’i shërbeni me majdanoz, lime dhe salcë kosi.


Lini një koment