Kjo është një pjatë me të cilën mund të përkëdhelni pak veten pas një dite të lodhshme e të gjatë. Është e ngrohtë, e shijshme dhe shumë komode.
700 gr kungull i verdhë i pastruar
700 ml qumësht
250 gr makarona supe në formën që dëshironi
Pak koncnetrat perimesh pluhur
Pak djathë parmixhano i grirë
Vaj ulliri e.v
Përgatitja:
Venosni një tenxhere me ujë të ziejë. Sapo të marrë valë, shtoni kungullin dhe pak kripë. Ziejeni kungullin rreth 10 minuta, derisa të zbutet.
Ndërkohë, në një tenxhere tjetër shtoni qumështin dhe aromatizojeni me pak koncentrat pluhur. Sapo kungulli të jetë zier, kullojeni dhe frulojeni në mikser derisa të bëhet pure.
Më pas purenë shtojeni në tenxheren me qumësht dhe lëreni të ziejë duke e përzier herë pas here. Kur të ketë zier, shtoni makaronat e supës dhe vazhdoni ta përzieni shpesh.
Kur makaronat të kenë zier, hiqeni supën nga zjarri, shtojini parmixhanon e grirë, pak vaj ulliri dhe shërbejeni.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment