Supë me finok. Receta e një pjate detox të ushqyeshme e të shëndetshme
E lehtë, e shijshme, nutriente dhe e ushqyeshme, supa me finokë është e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur. Shijon shumë me bukë të thekur dhe mund të përdorni të gjithë rrënjën e finokut për të.
Përberesit:
500 gr finok (përfshirë edhe gjethet e jashtme, kërcellin e pjesën jeshile)
2 qepë të njoma
4 feta bukë
1 thelpi hudhër
4 lugë vaj
Kripë
Përgatitja:
Prisni bukën në feta, vendoseni në një tepsi me pak vaj ulliri e hudhër të grirë dhe piqeni në furrë të ngrohur në 190 gradë për të paktën 15 minuta.
Lani pjesët jeshile të finokët dhe grijini imët. Më pas vendosini mbi fetat e nxehta të bukës dhe lërini të ftohen.
Lani kërcejtë e finokëve, pritini në feta dhe gatuajini për 20 minuta. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, kalojeni supën në mikser, frulojeni, hidhni pjesën e mbetur të vajit dhe kripë. Servireni me bukën e thekur.
Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak spec djegës, parmixhano të grirë ose piper. Gjtihashtu mund t’i shtoni një lugë jogurt dhe pana.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment