Sugjerojmë:

Supë krem patatesh me pana dhe rozmarinë

Supë krem patatesh me pana dhe rozmarinë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo pjatë është një alternativë e mirë përkundrejt puresë klasike të patateve: aromat e mira mesdhetare dhe gatimi i duhur janë elementet themelore për t’i dhënë kësaj pjate një qasje të rafinuar. Ktheni faqen nga ana tjetër për të vazhduar me përbërësit dhe përgatitjen 😉

Ingredientët

  • 4 dl qumësht
  • 700 gr patate
  • 1 patate e kuqe
  • Pak rozmarinë
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 2 dl pana
  • Pak kripë
  • Piper i bardhë

Udhëzimet

1

Zjeni patatet e verdha. Sapo të jenë zbutur, kullojini, qërojini dhe shtypini me një shtypëse patatesh ose pirun. Vendosini në një enë dhe aty shtoni panën, qumështin, kripë e piper.

2

Vendoseni kremin të ziejë duke e përzier herë pas here dhe shtojini qumësht të nxehtë për të mos u trashur shumë.

3

Ndërkohë merrni pataten e kuqe, qërojeni dhe priteni në feta. Më pas skuqini fetat në një tigan me pak vaj. Prisni imët një tufëz rozmarinë dhe përziejeni me pak kripë, derisa të merrni një pluhur jeshil.

4

Shpërndani supën nëpër tasa individualë dhe sipër vendosuni fetat e patateve të skuqura e spërkatini me pluhur rozmarine.

Lini një koment