Sugjerojmë:

Supë krem karotash

Supë krem karotash

Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Një pjatë e parë vegjetariane, e lehtë dhe aromatike, kremi i perimeve është i shkëlqyer për t’u shijuar për drekë ose darkë, i ushqyeshëm dhe i shëndetshëm. Receta e kësaj supe me karota është e thjeshtë për t’u përgatitur. Curry e bën këtë pjatë të veçantë dhe unike. Është gjithashtu një pjatë e vlerësuar për mungesën e gjalpit dhe glutenit.

Ingredientët

  • Brodo perimesh
  • 400 gr fasule fava
  • 2 qepë të njoma
  • 30 gr djahtë grana
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri e.v
  • 40 gr oriz
  • 800 gr karota
  • 2 lugë gjelle fara susami
  • Curry
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Lani dy qepët, pritini në feta dhe mbani mënjanë një lugë nga pjesa e bardhë. Qëroni 800 gr karota dhe pritini në feta. Vendosini në një tenxhere karotat bashkë me qepët dhe mbulojini me brodon e perimeve, vendosini në zjarr dhe ziejini në zjarr të ulët për 5 minuta.

2

Më pas shtoni dhe orizin dhe vazhdoni t’i zieni edhe për 20 minuta të tjera.

3

Lani fasulet fava dhe ziejini në ujë të vluar për pak minuta, më pas kullojini dhe hiquni cipën. Prisni imët qepën e hequr mënjanë dhe skuqeni në një tigan me pak vaj, 3-4 lugë ujë dhe pak kripë. Shtoni aty fasulet fava dhe gatuajini për 4-5 minuta me kapak.

4

Me një frulator, fruloni supën me karota e oriz, shtoni djathin grana, vajin e mbetur, jepini shije me curry dhe rulojini përsëri në mënyrë që të përfitoni një krem homogjen. Nëse doni, mund të përftoni një ose dy garuzhde brodo perimesh.

5

Piqni pak farat e susamit duke i kaluar në një tigan. Ndajeni kremin në pjata dhe dekorojeni me fasulet dhe susamin, pak piper dhe shërbejeni menjëherë./neps.al

Lini një koment