Supat janë një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar sa më shumë perime. Sot do të përgatisim një recetë të jashtëzakonshme për veçoritë ushqyese që përmban: supa krem jeshile. Është gjithashtu një pjatë për të afruar fëmijët me perimet. Bathët, spinaqi, asparagët, bizelet…
Përbërësit:
2 kg bathë të fresëkta
1 qepë e vogël
250 gr spinaq
Disa gjethe finoku
Mente e freskët
Disa stika pishe të grira
Vaj ulliri e.v
Kripë e piper
Përgatitja:
Lironi bathët nga bishtajat, më pas prituni bishtin me një thikë, hidhini në ujë të vluar për një minutë dhe më pas në ujë të ftohtë. Qërojni dhe pjesa e brendshme do të dalë jashtë.
Hidhni dy lugë vaj ulliri në një tigan të thellë, skuqni qepën e prerë në feta të holla, shtoni bathët, 300 ml ujë, krpën dhe gjethet e finokut. Lërini në zjarr derisa bathët të zbuten, përreth 15 minuta duke u shtuar ujë herë pa here nëse është e nevojshme. Frulojeni supën në një mikser. Shërbejeni supën me stika pishe dhe spinaq të fresëkt.
Sipas dëshirës, supës mund t’i shtoni edhe kungulleshka, bizele të freskëta, asparagë apo një patate të vogël.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment